Ky është i propozuari për Drejtor të Bujqësisë në Prizren
Nga LDK sot është propozuar Nderim Kadriaj për Drejtor të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në Prizren.

Deri tash ky subjekt – partnere e PDK-së në koalicion, ka bërë publike kandidatët e saj në qeverisjen lokale.

“Sot, me përgjegjësi dhe respekt për besimin e dhënë, kam pranuar propozimin për të shërbyer si Drejtor i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në Komunën e Prizrenit, nga kryetari i LDK-së, Dega në Prizren, z. Driton Selmanaj.
Faleminderit nga zemra familjes sime, kryetarit Driton Selmanaj, të gjitha strukturave të LDK-së, dhe gjithë miqve për përkrahjen e pakushtëzuar. Ky besim për mua përfaqëson një përgjegjësi të madhe dhe një privilegj të veçantë.
Do të punoj me përgjegjshmëri, përkushtim dhe profesionalizëm, për t’u shërbyer të gjithë qytetarëve të Prizrenit pa dallim. Angazhimi dhe puna e palodhur do të jenë udhërrëfyesi ynë për të sjellë rezultate konkrete dhe zhvillim të qëndrueshëm”, ka shkruar Kadriaj në facebook.

