Prizren: Sot në Prokurori do të dorëzohet kërkesa për hetime votash edhe për Kuvendin Komunal
Sot, e mërkurë, në ora 10:00, një grup i kandidatëve për Kuvend Komunal do të dorëzojë një kërkesë për zgjerimin e hetimeve, me qëllim që të hetohen edhe votat për Kuvend Komunal, raporton Gazeta e Prizrenit.
Sipas informacioneve në këtë grup, janë kandidatë nga disa parti: PDK, LDK, AAK dhe VV.

Kjo pas aferës për manipulim të votave në zgjedhjet qendrore./ Gazeta e Prizrenit
