Ushtarët e Kosovës dhe Shqipërisë trajnohen nga amerikanët për incidente me municione
Specialistë të fushës së menaxhimit të municioneve nga Forcat e Armatosura të Shqipërisë, së bashku me pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, përfunduan me sukses kursin “Investigimi i incidenteve me municione dhe trajnimi për ruajtjen e përkohshme”.
Sipas njoftimit të Ushtrisë Shqiptare në Facebook, ky kurs u zhvillua në Shkollën e Trupës së Komandës Mbështetëse, nën asistencën e instruktorëve nga Komanda Amerikane për Evropën.

“Ky trajnim kontribuon në rritjen profesionale të efektivave tanë me njohuri bashkëkohore praktike dhe teorike mbi zbatimin e procedurave standarde, për menaxhimin dhe garantimin e sigurisë së municioneve”, thuhet në njoftim.

