06-02-2026

Manipulimi i votave në Prizren: Edhe pas rivendosjes, Gjykata urdhëron sërish paraburgim – 30 ditë masë ndaj 9 të dyshuarve

Edhe pas kthimit të lëndës nga Gjykata e Apelit e Kosovës për rivendosje, gjyqtarja e procedurës paraprake në Gjykata Themelore në Prizren, ka vendosur sërish masën e paraburgimit ndaj nëntë personave të dyshuar për manipulim të procesit zgjedhor.

Sipas burimeve të besueshme, gjykata ka urdhëruar 30 ditë paraburgim për të gjithë të dyshuarit, duke vlerësuar se vazhdojnë të ekzistojnë rrethanat ligjore për caktimin e kësaj mase sigurie.

Vendimi vjen pavarësisht faktit se Apeli më herët kishte konstatuar mangësi në arsyetimin e paraburgimit dhe kishte kthyer çështjen për rishqyrtim.

Personat ndaj të cilëve është caktuar masa:

Alkete Vorfi – AAK

Ardijan Lipoveci – VV

Durim Shala – PDK

Fatih Llallo – PDK

Qendrim Krasniqi – VV

Sabrije Bytyqi – PDK

Muhamed Jakupi – LDK

Jetmir Hajdari – LDK

Granit Paqarizi

Të njëjtit po hetohen për veprën penale “Falsifikim i rezultatit të votimit”, ndërsa mbrojtja pritet që sërish të ushtrojë mjete juridike kundër këtij vendimi.

Procedura penale vazhdon.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Asnjë koment

Comments are closed.