24-03-2026

QKUK jep detaje për gjendja e inspektorit të IPK-së i cili u plagos sonte në Prishtinë

Një person është plagosur para pak çastesh tek “Rruga B” në Prishtinë.
Për IndeksOnline, drejtori i Emergjencës, Naser Syla, bëri të ditur se I plagosuri është jashtë rrezikut për jetë.

“Po është sjellë një i plagosur në QE, me armë zjarri, gjendje stabile është për momentin , jasht rrezikut për jetë, pas egzaminimëve  në QE do të trasferohët në kl e ortopedisë”, ka thënë Syla.

I plagosuri është Inspektori i IPK-së Arsim Beqiri.

Nga burimet e saj, IndeksOnline mëson se plagosja ka ndodhur për shkak të disa kamerave te një lokali në ‘Rrugën B’.

 

Asnjë koment

Comments are closed.