23-11-2024

12 biznese të vogla prizrenase në një projekt njëvjeçar për shitje online të prodikteve

Sot është bërë lansimi i “Platformës digjitale që i mundëson bizneseve të vogla që operojnë në fushën e turizmit, shitjen online të produkteve të tyre”, projekt ky i bashkëifinancuar nga komuna e Prizrenit në bashkëpunim me organizatën ” Swiss contact”.

Kryetari i komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtoresha e Drejtorisë së Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik, Sevil Limani-Kazaz, kanë bërë lansimin e “Platformës digjitale që i mundëson bizneseve të vogla që operojnë në fushën e turizmit, shitjen online të produkteve të tyre”, ndërsa në këtë aktivitet ishin të pranishëm edhe përfitues nga ky projekt.

Haskuka, tha se duke e parë që shumë pak kompani bëjnë shitjen e produkteve të tyre online në Prizren, në bashkëpunim me organizatën ” Swiss contact” arritem marrëveshje për të hapur një faqe online për shitje nga bizneset e interesuara. Drejtoresha e Turizmit, Sevil Limani- Kazaz, tha se për këtë projekt kanë aplikuar 12 biznese të cilat janë përfituese, ndërsa financimi është bërë nga komuna në shumë 2.400 euro ndërsa rreth 3.600 euro janë nga organizata helvetike. Sipas saj, ky projekt është i vetmi i këtij lloji që po aplikohet nga ndonjë komunë në nivel vendi. /tvpz

Imazhi mund të përmbajë: 3 njerëz, njerëz të ulur, tabelë dhe E brendshme

Asnjë koment

Comments are closed.