22-11-2024

12 prefektët nga Shqipëria takime vëllazërore në Prizrenin historik

Në kontekstin e kremtimit të 140-vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, sot në Prizren po qëndrojnë 12 prefektë nga zonat më të rëndësishme të Shqipërisë, përfshirë edhe ata të Tiranës, Shkodrës e Vlorës,  transmeton “gazetaeprizrenit.net”.

Ata janë pritur në një takim edhe nga kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ndërsa kanë pasur një bisedë miqësore.

 

Kryetari ka njoftuar se prefektët i ka njoftuar për aktivitetet e shumta që do të organizohen për këtë përvjetor në qytetin e Prizrenit.

Pas takimit ata bashkërisht kanë vizituar edhe kompleksin e Lidhjes Shqiptare (LSHP) të Prizrenit dhe disa objekte të tjera të trashëgimisë kulturore. Për historikun e Kompleksit i  ka njoftuar përgjegjësi i LSHP-së, Parim Kosova.

 

Vizita e 12 prefektëve është e para e këtij lloji në qytetin e Prizrenit. Bashkë me ta ka qenë edhe ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.

Asnjë koment

Comments are closed.