12 raste të reja dhe 4 të vdekur nga Covid-19 sot në Kosovë
Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se katër persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19 në Kosovë, gjatë 24 orëve të fundit.
Sipas Ministrisë, janë shënuar edhe 12 raste pozitive, nga testimi i 2,481 të dyshuarve për koronavirus.
Gjatë 24 orëve të fundit ndërkohë janë shëruar 77 persona.
Numri i rasteve aktive në nivel vendi është 1,157.
Gjatë 24 orëve të fundit janë vaksinuar 14,901 persona. Numri i të vaksinuarve me dozën e dytë në Kosovë është 623,183.
Numri i dozave të administruara që nga fillimi i procesit të vaksinimit është 1,447,040.