26-11-2024

12 vjeçari i plagosur në Zhur është në gjendje të mirë shëndetësore (VIDEO)

12 vjeçari me inicialet S.B u plagos në shtëpinë e tij, në Zhur të Prizrenit, të martën mbrëma, kur këtu ndodhi një shpërthim.

Mjekët në Spitalin e Prizrenit, ku u dërgua, thanë se gjendja e tij shëndetësore është stabile, njofton Klan Kosova.

Mbrëmjen ku u pranua në këtë institucion, 12 vjeçari ishte në gjendje të rëndë traumatike.

Ndërsa, Artur Mrasori, polici i Republikës së Kosovës i cili mbeti i lënduar në incidentin që ndodhi në Zhur të Prizrenit, është nisur për trajtim jashtë vendit, në Turqi.

.

Asnjë koment

Comments are closed.