135 gjoba vitin e kaluar për zyrtarët që vonuan deklarimin e pasurisë
Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit (APK) ka bërë të ditur për “Front Online” se vitin e kaluar ka ndërmarrë masa ndaj subjekteve deklaruese që nuk e kanë përmbushur obligimin ligjor për deklarimin e pasurisë brenda afatit të përcaktuar.
Sipas Agjencisë, gjatë vitit të kaluar janë shqiptuar gjithsej 135 gjoba.

“Në rastet kur subjektet deklaruese nuk kanë përmbushur obligimin ligjor brenda afatit të përcaktuar, Agjencia ka ndërmarrë veprimet e parapara me ligj. Për vonesa deri në 15 ditë janë shqiptuar gjoba në vlerë prej 30% të pagës mujore. Gjatë vitit të kaluar janë shqiptuar 135 gjoba për këtë kategori shkeljesh. Për vonesa mbi 15 ditë dhe varësisht natyrës së shkeljes në përputhje me legjislacionin në fuqi 16 raste janë përcjellë edhe në organet kompetente – prokurori”, thuhet në përgjigje.


