1500 euro për tri rrjeta me speca, 2000 euro për 1 kg mish dhe një paketë cigare
Dogana serbe dhe hungareze kanë qenë të pamëshirshme për mërgimtarët nga Kosova që tentuan të nisin “specat e fundit” për Evropë. Duke e ditur që koha e tyre po mbaron, disa familje nga Kosova kanë tentuar të merrnin me vete perimet e preferuara në shtetet përëndimore.
Për tri rrjeta me speca, dogana serbe ka dënuar një familje nga Kosova me 1500 euro.
Një familje nga tjetër nga Kosova është dënuar nga pala hungareze me 2000 euro.
Një kilogramë mish të terur dhe dy paketa me cigare u bënë “sebep” i dënimit të madh financiar për një kosovar që ka treguar në kushte anonimiteti./Indeksonline/