05-10-2025

16 vjeçarja nga Suhareka gjendet shëndosh e mirë, thotë se s’do të kthehet në shtëpi

Një vajzë e moshës 16 vjeçare nga Suhareka e cila ishte raportuar e zhdukur javën e kaluar është gjetur shëndosh e mirë.

Sipas informacioneve të Klankosova.tv. ajo është gjetur pas punës intensive të policisë, të cilët kanë arritur ta lokalizojnë edhe vendndodhjen e saj.

Jozyrtarisht siç mëson Klankosova.tv., e reja kishte deklaruar se nuk dëshiron të kthehet në shtëpi.

Ende nuk dihen rrethanat e kësaj ngjarje dhe për këtë shkak tashmë kanë nisur hetimet për të mësuar arsyet e largimit të 16 vjeçares.

Pas kontrolleve mjekësore, e njëjta është konstatuar se nuk ka shenja të dhunës dhe është dërguar në strehimore.

 

Asnjë koment

Comments are closed.