17 lindje dy ditët e fundit në Prizren
Në maternitetin e spitalit “Prim. Dr. Daut Mustafa” Prizren, gjatë dy ditëve të fundit janë regjistruar 17 lindje.
Sa i përket gjinisë, kësaj radhe numri i djemve është më i lartë për një, pra 9 djem dhe 8 vajza, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.
Gjatë kësaj kohe, numri i lindjeve “cezariane” (me operim), ka qenë gjashtë.