Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se sot janë testuar 494 mostra të marra nga QKUK-ja, spitalet e tjera në vend dhe gjurmimi i rasteve në terren, prej të cilave 213 kanë rezultuar pozitive.
Nga komuna e Prizrenit janë 17 raste të reja.
Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 80 raste, komuna Prizren 17 raste, komuna Ferizaj 15 raste, komuna Gjilan 14 raste, komuna Podujevë 12 raste, komuna Drenas 11 raste, komuna Fushë Kosovë 9 raste, komuna Mitrovicë 7 raste, komuna Suharekë 7 raste, komuna Lipjan 6 raste, komuna Pejë 6 raste, komuna Viti 6 raste, komuna Vushtrri 5 raste, komuna Skenderaj 4 raste, komuna Deçan 3 raste, komuna Malishevë 3 raste, kurse nga 2 raste komunat: Dragash, Kamenicë, Klinë dhe nga 1 rast Obiliq dhe Shtime.
IKSHP-ja ka njoftuar edhe për shërimin e 109 pacientëve.
Me këtë shifër, numri i rasteve të konfirmuara që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 6 mijë e 680.