17 të arrestuar për vepra të ndryshme në 24-orëshin e fundit
Policia ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit ka arrestuar gjithsejtë 17 persona për incidente dhe vepra të ndryshme penale.
Arrestimet kanë ndodhur në rajone të ndryshme dhe në raste të ndara.
Me urdhër të prokurorit të shtetit, tetë prej të arrestuarve janë dërguar në mbajtje, tre në vuajtje të dënimit ndërsa të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt./IO