18 raste në Prizren, Haskuka thotë se virusi është ende mes nesh
Prej 129 rasteve të reja me COVID-19 në Kosovë, sot 18 janë nga komuna e Prizrenit.
Sipas vendbanimit: 15 raste janë në Prizren, 1 rast në fshatin Mazrek, 1 në Reçan dhe 1 rast në Romajë.
Kryetari i komunes, Mytaher Haskuka ka apeluar qytetarët për respektim të masave.
‘’Sot në IKSHPK janë testuar gjithsej 385 mostra, ndërkaq me SARS-CoV-2, janë konfirmuar 129 raste.’’, tha ai.
Më 31 mars të këtij viti u konfirmua rasti i parë me COVID-19 në Prizren. Numri i rasteve erdhi duke u rritur. Aktualisht janë mbi 150 raste të konfirmuara me këtë sëmundje.
Nga fillimi i pandemisë në komunën e Prizrenit kanë vdekur 5 persona, mes tyre dy gra. /GazetaePrizrenit.net