19-vjeçari tenton të vetëv*ritet në Qendrën e Azilanteve afër Prishtinës – dërgohet në QKUK
Një rast i rëndë rapotohet se ka ndodhur më 22 korrik 2025, rreth orës 16:15, në Qendrën e Mbajtjes së Azilanteve në fshatin Vranidoll të Prishtinës, ku një i ri ka tentuar të vetëvritet duke konsumuar shampo.
Burime të Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se personi është identifikuar si A.M., rreth 19-vjeçar, i cili pas veprimit të rrezikshëm është transportuar me urgjencë në QKUK, ku i është ofruar trajtim mjekësor emergjent.
Pas intervenimit të stafit mjekësor dhe stabilizimit të gjendjes, autoritetet kanë kontaktuar Prokurorin kujdestar, i cili ka urdhëruar që rasti të inicohet si “Tentim vetëvrasje” dhe që personi në fjalë të kthehet përsëri në Qendrën e Mbajtjes së Azilanteve, nën vëzhgim të rreptë.
