24-11-2024

19 vjet nga rënia e dy pilotëve amerikan, afër  kufirit Shqipëri-Kosovë

Sot u mbushën 19 vjet nga rënia e dy pilotëve amerikanë,  David Gibbs dhe Kevin Reichert, të cilët humbën jetën me 5 maj 1999, në kohën e sulmeve të NATO-së kundër caqeve serbe,  gjatë një trajnimi në terrenin malor në afërsi të kufirit Shqipëri-Kosovë, raporton “Gazeta e Prizrenit”.

 

Pilotët David Gibbs, 38-vjeçar nga Ohio dhe Kevin Reichert, 28-vjeçar nga Wisconsin humbën jetën pas rrëzimit me helikopterin “Apache” gjatë një fluturimi rutinë në afërsi të kufirit Shqipëri-Kosovë,  përderisa shqiptarët e Kosovës dëboheshin dhunshëm për në Shqipëri, nga ana e regjimit serb të Milosheviqit.

 

Për të përjetësuar sakrificën e tyre dhe për të përkujtuar përkrahjen amerikane dhe të NATO-së,  në Prizren në një mjedis shumë të frekuentuar është ngritur Memoriali, që  gjendet afër rreth-qarkullimit, tek stacioni i autobusëve.

 

“Gazeta e Prizrenit” raporton se zbulimin e Memorialit, në vitin 2014 e patën bërë ish-ambasadorja amerikane  Tracy  Ann Jacobson dhe Presidenti, Hashim Thaçi  (atëkohë kryeministër).

 

Ngritja e obeliskut në Prizren është një shenjë respekti për të gjithë ushtarët e rënë të NATO-së, të cilët u sakrifikuan për ndalimin e gjenocidit dhe spastrimit etnik të shqiptarëve nga Serbia. Për veprën e tyre, tërë populli shqiptar  u është mirënjohës.

 

Ndryshe, në hyrjen tjetër të Prizrenit, në lagjen “Bazhdarhane” me nismën e ish-anëtarit të  Asamblesë  Komunale, Masar Shalës (tashmë të ndjerë),  në vitin 2010 është ngritur një Memorial kushtuar NATO-së.

Asnjë koment

Comments are closed.