22-11-2024

20 vjetori i masakrës në Krushë pa ndonjë Memorial

Krusha e Madhe bashkë me të Voglën,  sot përkujtuan  të vrarët dhe të masakruarit nga forcat serbe, në të cilat nuk janë kursyer as fëmijët,  gratë dhe pleqtë. Edhe përvjetori i 20-të këto lokalitete i gjeti pa ndonjë Memorial kushtuar këtyre ngjarjeve makabër shkruan “GazetaePrizrenit.net”.

Nga 25, 26 e 27 marsi  i vitit 1999, në mënyrën më ç’njerëzore në këto dy fshatra fqinje janë masakruar shumë shqiptarë, disa prej të cilëve në lidhje të ngushtë familjare. Në Krushë të Madhe u vranë 243 persona, ndërsa 893 shtëpi private dhe shoqërore u dogjën.

Masakra e tillë ndodhi 10 kilometra larg Prizrenit, kur forcat serbe edhe në Krushë të Vogël vranë 113 civil shqiptarë. Prej tyre 45 janë identifikuar dhe varrosur, ndërsa 68 konsiderohen të zhdukur. Si pasojë e minave, pas luftës ka vdekur edhe një person. Krahasuar me numrin e banorëve,  ky është lokaliteti më i dëmtuar në Kosovë.

Tashmë kur u mbushën edhe dy dekada, mungoi Memoriali për të siguruar dhe mbrojtur atë vend si një dëshmi të krimeve të Serbisë në Kosovë.

Një projekt i tillë do të dokumentojë dhe përjetësoi tmerrin, të cilin banorët e kësaj ane nuk do ta harrojnë kurrë./GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.