21 vjet burgim për Eduard Ibrahimin për vrasjen e një të mituri
Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim për rastin e vrasjes së të miturit L.B., duke dënuar Eduard Ibrahimin me gjithsej 21 vjet burgim.
Ai u dënua me 20 vjet për veprën penale vrasje dhe 1 vit e 6 muaj për armëmbajtje pa leje.

Ndërkohë, Përparim Ibrahimi u dënua me 11 muaj burgim dhe 1 mijë euro gjobë për armëmbajtje pa leje, ndërsa Lirim Begolli me 10 muaj burgim.

