21 vjet nga rënia heroike e tetë dëshmorëve të UÇK- së në Pashtrik
Sot mbushen 21 vjet nga rënia heroike e tetë dëshmorëve të Kombit: Muhamet Malsori, Hysni Duraku, Isak Hoti, Sinan Hoti, Sedat Hoti, Hida Hoti, Ismet Hoti dhe Skender Hameli, që ranë në kufirin Kosovë-Shqipëri derisa po sillni armë.
Komuna e Rahovecit dhe OVL e UÇK- së në Rahovec, në përkujtim të veprës së tyre organizon tubim përkujtimor, në ora 11:00, ku do të bëhen homazhe dhe nderime tek varrezat e dëshmorëve dhe Kompleksi Memorial në Krushë të Madhe.
Në ora 11:30 është nisja për në Pashtrik në vendin e rënies./GazetaePrizrenit.net