213 dëshmorët e Prizrenit nderohen me marsh nga 213 aktivistë të PDK-së (FOTO)
Liria e Kosovës erdhi pas sakrificës së shumë atdhetarëve dhe brezave. Ajo i ka rrënjët në gjakun e dëshmorëve.
Ata janë nderi dhe krenaria e popullit tonë martir. Për nder të 11-vjetorit të Pavarësisë në nderim të 213 Dëshmorëve të Komunës së Prizrenit, Rinia e PDK-së në këtë qytet, me 213 aktivistë të saj, sot marshuan nëpër Prizren.
“Falënderim i veçantë shkon për të gjithë këtë rini të mrekullueshme që ngritën në Piedestal emrat e Dëshmorëve sot”, thuhet në njoftimin e kryetarit të RDK-së, Ardit Krasniqit. /GazetaePrizrenit.net/