25-11-2024

22 vjet nga masakra më e madhe në Kosovë gjatë luftës së fundit

22 vjet më parë, në Krushë të Madhe të Rahovecit nisi masakra më e mëdha e shkaktuara nga regjimi serb gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Nga 25 deri më 27 mars të vitit 1999, u vranë 243 persona, ndërsa 893 shtëpi u dogjën.

Ende vazhdojnë të jenë të pagjetur shumë persona nga Krusha e Madhe.

Masakra në Krushë të Madhe ishte pjesë e aktakuzës për krime lufte kundër kasapit të Ballkanit Slobodan Milosheviq dhe disa udhëheqëseve të tjerë politikë e ushtarakë serbë.

Pavarësisht kësaj, për këtë masakër, asnjëherë nuk pati një proces të mirëfilltë hetimor dhe askush nuk është dënuar drejtpërsëdrejti për krimet e kryera në këtë fshat. / Ksp

Asnjë koment

Comments are closed.