23-11-2024

22 vjet nga rënia e Heroit, Ismajl Kryeziu

Sot mbushen 22 vjet nga rënia e veprimtarit të kombit, Heroit të Kosovës,  Ismajl Kryeziut.

Ai e filloi aktivitetin që në vitet e 80-ta të shekullit të kaluar me pjesëmarrje aktive, në protestat dhe demonstratat kundër represionit që ushtronte aparati policoro-ushatak serb. Ai njihej nga shumë bashkëveprimtarë të çështjes kombëtare si në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni e Mal të Zi, shkruan “Gazeta e Prizrenit”.

Angazhimi i Ismajlit si në LPK, Frontin Popullor, por edhe në Partinë Parlamentare e në KMDLNJ ishte i pashoq. Me nisjen e luftës së UÇK-së, në fillimvitin e 1998 policia serbe kërkoi atë në shtëpi për ta arrestuar, pasi disa shokë të Vrrinit dhe Tusuzit veçse ishin burgosur. Nga ky moment, Ismajli kaloi në ilegalitet duke iu bashkuar UÇK-së, fillimisht si ndërlidhës i Shtabit të UÇK-së së Vrrinit, e më vonë Brigadës 125 të Zonës së Pashtrikut.

“.

Në këtë detyrë e gjeti edhe dita e kobshme e 18 prillit 1999, kur u rrethua nga forca te shumta serbe në një shtëpi në Arbanë. Me gjasë, nga policia serbe ishte zënë i plagosur,  ndërsa për fatin e tij nuk është ditur deri me 13 mars 2009 kur eshtrat e tij janë identifikuar në varrezat e qytetit të Prizrenit. Ismajl Kryeziu u varros me nderime të larta shtetërore, në Varrezat e Dëshmorëve në Landovicë, me 18 mars 2009.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Në 20 vjetorin e rënies, nga ish-Presidenti Hashim Thaçi është dekoruar me urdhërin “Hero i Kosovës”.

Në Arbanën e tij, tashmë është ngritur një lapidar që e përjetëson kujtimin dhe veprën e Heroit, Ismajl Kryeziut.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Pos familjarëve, para shtatores së tij, sot kanë bërë nderime, shokët, bashkëveprimtarët dhe përfaqësues të subjekteve poltike. /GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.