Gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën nga Covid, 24 persona si dhe kanë rezultuar pozitivë 357 të tjerë.
Njoftimi i plotë:
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 20.144 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.066.947 doza të vaksinës.
Deri më sot 369.033 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 7.027 testime, 357 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 24 raste të vdekjes.
Sot janë shëruar 1.498 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 138.950.
Në total numri i rasteve aktive është 15.835.