Në maternitetin e spitalit “Prim. Dr. Daut Mustafa” nw Prizren, gjatë tri ditëve të fundit janë regjistruar 26 lindje, transmeton “GazetaePrizrenit.net”.
Sa i përket gjinisë prijnë meshkujt, pasi 18 nga të porsalindurit janë djem ndërsa 8 vajza.
Karakteristikë gjatë kësaj periudhe është se vetëm një rast i lindjeve ka qenë “cezariane” (me operim),kur dihet se kohët e fundit mbi 1/3 e tyre po kryhet në këtë mënyrë. /GazetaePrizrenit.net/