26 të porsalindur në Prizren
Gjatë tri ditëve të fundit në maternitetin e spitalit të përgjithshëm “Prim.Dr.Daut Mustafa”, në Prizren kanë lindur 26 foshnje, transmeton Gazeta e Prizrenit.
Mbështetur në shënimet e maternitetit del se numri më i madh i të porsalindurve është i gjinisë mashkullore, pasi 15 janë meshkuj, e 11 vajza.
Një lindje ka qenë gemellare (binjakë), ndërsa të dy foshnjat janë të gjinisë femërore. /GazetaePrizrenit.net/