26-vjeçarja me probleme të shëndetit mendor kryen abort në QKUK, dyshohet për dhu:nim
Një rast i rëndë ka tronditur opinionin publik së fundmi, pasi dyshohet për një vepër penale të dhunimit, që ka çuar në ndërprerjen e një shtatzënie. Mëngjesin se djeshëm në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK, një grua e moshës 26-vjeçare ka kryer abortin e një shtatzënie 6-javëshe, me kërkesë të saj, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjali mëson se autoritetet janë vënë menjëherë në lëvizje, pasi viktima dyshohet të ketë qenë viktimë e dhunës seksuale.Sipas raportit mjekësor, viktima është e diagnostikuar me çrregullime të rënda të shëndetit mendor, duke përfshirë retardim mendor me ndryshime psikike.
Për këtë arsye, rasti është raportuar në Prokurorinë Themelore në Gjilan, e cila ka urdhëruar nisjen e hetimeve për veprën penale “Dhunimi”, e sanksionuar sipas nenit 227 të Kodit Penal.

Autoritetet po punojnë për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes dhe për të identifikuar të dyshuarin.
Sinjali do t’iu mbajë të informuar në lidhje me këtë rast.