Deputetët pa kompetenca, por me paga – Çka tash me Kuvendin, cila është zgjidhja e ngërçit politik?
Por, edhe Gjykata Kushtetuese në lidhje me zgjidhjen e këtij ngërçi politik duket se duart i ka goxha të lidhura, të paktën kështu thotë Melos Kolshi nga IKD.
“Sa i përket zgjidhjeve mund të themi që ka shumë zgjidhje, mirëpo ka edhe shumë kufizime. Në të njëjtën mund të themi që zgjedhjet e reja mund të jenë si një opsion, pasi Kuvendi nuk është konstituuar brenda afatit kushtetues, edhe ne e kemi një pikë në aktgjykimin e vitit 2014, në të cilën thuhet që dështimi i zgjedhjes së kryetarit na çon drejt zgjedhjeve të reja”, ka deklaruar Kolshi.
I njëjti thotë që vendi mund të shkojë në zgjedhje përmes presidentes, por Kushtetuesja nuk mund të marrë mandatin e deputetëve.

“Faktikisht ne vështirë se mund ta kemi idenë se sa kemi humbur me këtë bllokadë në të gjitha aspektet: në aspektin politik, në aspektin ekonomik, në aspektin e brendshëm, në aspektin e jashtëm. Pra, Kosova është duke humbur miq, Kosova është duke humbur imazh, Kosova do të duhej që të punojë shumë në mënyrë që të kthehet në pikën e 9 shkurtit, prej kur ka filluar kjo sagë”, ka deklaruar Muhaxheri.
Sipas tij, edhe qëndrimet e faktorit ndërkombëtar po tregojnë mjaftueshëm.
“Bashkësia ndërkombëtare, veçanërisht BE-ja, nuk e konsideron qeverinë aktuale në detyrë si një qeveri legjitime dhe fuqiplotë, prandaj e kemi parë edhe gjatë vizitave, nuk e kanë trajtuar as Kurtin si kryeministër që ta vizitojnë në zyrën e tij”, ka theksuar ai./EPR