23-11-2024

27 raste aktive me Covid-19 në Malishevë, sot u shëruan tre persona

27 persona vazhdojnë të jenë aktiv me koronavirus në Komunën e Malishevës. Kështu kanë njoftuar zyrtarët, derisa tre persona janë shëruar sot.

“Personat e shëruar vijnë nga këto vendbanime: 1 Kijevë, 1 Ngucat dhe 1 Carrallukë”, thuhet në njoftimin e Komunës.

Në Malishevë deri më tani janë konfirmuar 117 raste, prej tyre 84 janë shëruar derisa gjashtë qytetarë kanë humbur jetën.

Njoftimi i plotë i Komunës:

Tre persona nga Komuna e Malishevës janë shëruar përfundimisht, duke e quar numrin në 84 persona të shëruar, nga gjithsejtë 117 të prekur. Kjo është konfirmuar në komunikimin zyrtar me Institutin Rajonal të Shëndetësisë Publike në Prizren.

Personat e shëruar vijnë nga këto vendbanime: 1 Kijevë, 1 Ngucat dhe 1 Carrallukë.

Gjendja e përgjithshme me COVID-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: nga 117 të prekur, 84 janë shëruar, 27 persona vazhdojnë të jenë aktiv dhe 6 persona kanë ndërruar jetë.

Raste aktive me COVID-19 janë 27 persona sipas këtyre vendbanimeve: Bubavec dhe Kijevë nga 4 raste, Malishevë dhe Balincë nga 3 raste, Ngucat dhe Llazicë nga 2 raste dhe nga 1 rast janë në Damanek, Drenoc, Lladrovc, Carrallukë, Astrazup, Maxharrë, Gurishtë, Banjë dhe Shkozë.

Asnjë koment

Comments are closed.