30 mësimdhënës pranojnë mirënjohje si më të dalluarit
Sot shënohet 7 Marsi, Dita e Mësuesit.
Në nder të kësaj dite, 30 mësimdhënës nga komuna të ndryshme të Kosovës, u nderuan me mirënjohje si më të dalluarit.
E para e arsimit, Arberie Nagavci theksoi se roli i mësimdhënësit vazhdon të jetë tejet i rëndësishëm në edukimin e brezave të rinj.