26-11-2024

30 mijë euro për dekorimin e Prizrenit për festat e fundvitit

Kështu është bërë e ditur në njoftimin për kontratë që ka publikuar Kuvendi Komunal i Prizrenit në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik.

Në bazë të njoftimit të publikuar në KRPP, kohëzgjatja e kontratës është 30 ditë.

Të gjitha kompanitë e interesuar për të bërë dekorimin e këtij qyteti kanë afat të aplikojnë deri më 2 dhjetor në ora 14:00, kur edhe do të bëhet hapja e tenderëve, transmeton express.

“Projekti në fjalë ka të bëj me festat e fundvitit të cilat janë në prag. Komuna e Prizrenit ka filluar me kohë pregaditjen për këtë projekt por hartuesi i projektit ka shkaktuar vonesa të panevojshme deri në ditën e sotme kur edhe e ka dorzuar projektin tek ne. Me që koha është shum e shkrutë për afate të rregullta, kemi vendosë që këto afate të shkurtohen”, thuhet në njoftim.

Asnjë koment

Comments are closed.