25-11-2024

30-vjeçarja nga Prizreni e infektuar me koronavirus lind foshnjën

Në mesnatën midis të premtes dhe të shtunës, në Klinikën Gjinekologjike të qendrës spitalore të vendit, për herë të parë në Kosovë lindi një grua gjatë kohës së të qenit e infektuar me koronavirus.

Bëhet fjalë për një 30 vjecare nga Prizreni, e cila sa ishte shtatzënë në fëmijën e dytë ishte e konfirmuar me covid 19. Në këtë gjendje, ajo shkoi për trajtim në spitalin e Prizrenit, mirëpo për shkak të indikacioneve për lindje të parakohshme ajo u referua për në QKUK, transmeton Klan Kosova.

Lindja e foshnjës ndodhi në javën e 32 të shtatzënisë në një sallë të veçantë që kjo klinikë e ka dedikuar për të tilla raste, ashtu sikurse edhe dhomën e izolimit.

Asnjë koment

Comments are closed.