30 vjet nga suprimimi i autonomisë së Kosovës
Më 23 mars të vitit 1989, në Kuvendin e Kosovës, në kundërshtim me vullnetin e qytetarëve, u ndryshua Kushtetuta e vitit 1974, me çka suprimohet autonomia e Kosovës në Federatën Jugosllave, duke e lënë Kosovën si pjesë përbërëse të Serbisë.
Suprimimi i autonomisë do të pasonte pushtimin e Kosovës me mijëra policë e ushtarë serbë, duke e vënë popullatën shumicë nën masa represive dhe aparteidi.
Nga 190 delegatët prezent në Kuvend, 10 prej tyre edhe pse nën presionin e shtetrrethimit të hekurt, do të votonin kundër këtij suprimimi, e në mbrojtje të pozitës kushtetuese të Kosovës, transmeton kp.
Para 23 marsit 1989, muaji shkurt i të njëjtit vit do të karakterizohej me grevën e minatorëve të gjigantit Trepça, në mbrojtje të pozitës kushtetuese të Kosovës. Greva e minatorëve dëshmon se lëkundi themelet e ish-Jugosllavisë.