27-11-2024

31 raste aktive me COVID në Malishevë

Sot janë shëruar pesë persona nga Komuna e Malishevës, të cilët kanë qenë të prekur me covid-19, ndërsa është regjistruar edhe një rast i ri.

Këto të dhëna janë konfirmuar nga IKSHPK në komunikim zyrtar me Komunën e Malishevës. Numri i rasteve aktual i rasteve aktive është 31.
Rasti i sotëm i regjistruar me covid-19, është nga fshati Lladrovc.

Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: nga 182 persona të prekur me covid-19, 138 janë shëruar, 31 raste janë ende aktive, ndërsa 13 persona kanë ndërruar jetë.

Asnjë koment

Comments are closed.