24-11-2024

32 vjet nga rënia e Heroit Xhemjali Berisha

Sot mbushen 32 vjet nga vrasja e Heroit të Kosovës, Prof. Xhemajli Berisha, emrin e të cilit e mban shtëpia e kulturës në Prizren, shkruan Gazeta e Prizrenit.

Në moshën 31 vjeçare, profesori Berisha nga Brestovci i Rahovecit, me vendbanim në lagjen “Arbana” të Prizrenit, më 1989 u mbyt në tortura çnjerëzore nga UDB-a jugosllave në ndërtesën e Drejtorisë së Shërbimit të Sigurimit Shtetëror në Prizren.

Atëkohë punonte profesor në Shkollën e Mesme Ekonomike (ish Dimitrije Tucoviq), ndërsa ishte i angazhuar në lëvizjen ilegale.

Në vitin 2019, Presidenti i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi ia ndau dekoratën “Hero i Kosovës”. /GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.