34-vjeçari shpëtohet pas 12 ditësh nën rrënoja, takon vajzën e tij të lindur në natën e tërmetit
34-vjeçari, Mustafa Avcı, u nxor nga rrënojat e tërmetit pas 12 ditësh dhe tashmë është takuar me bashkëshorten dhe vajzën e tij Almila, e cila lindi rreth 3 orë pas lëkundjes së parë.
Natën e tmerrshme të tërmetit, Mustafa Avcı dërgoi në spital bashkëshorten e tij për të lindur. Ndërsa ai ishte jashtë një spitali privat, Turqia u godit nga tërmeti i parë i fuqishëm 7,8 rihter dhe u zu nga rrënojat.
Ai qëndroi i bllokuar për 12 ditë kur më në fund, grupet e kërkim-shpëtimit arritën ta nxjerrin të gjallë.
“Nuk e besoja se do të dilja i gjallë. Kam humbur nënën, babanë. Mendoja se kishte vdekur edhe bashkëshortja me vajzën e porsalindur. Falenderoj Zotin. Kam pak dhimbje, por ndjehem sikur kam rilindur”, u shpreh Mustafa Avcı.
“Dielli rilindi sërish për mua. Jam shumë e emocionuar. Kisha shumë frikë se fëmija im do të rritej pa baba. Isha aq e trishtuar, por Zoti e dëgjoi foshnjën tonë, zërin tonë. Nuk mund ta besojë”, tha bashkëshortja Bilge Avcı./GazetaSinjali/