36 mjekë specialistë këtë javë i nënshkruajnë kontratat, fillojnë punën në QKUK dhe Spitale Rajonale

“ShSKUK, sapo ka finalizuar konkursin për pranimin e 36 mjekëve specialistë për krejt ShSKUK, përfshirë klinikat e QKUK dhe Spitalet e Përgjithshme”, ka thënë Fazliu. .
Ndërsa ka pohuar se në fund të vitit që shkoi është finalizuar konkursi për infermierë dhe se gjatë këtij viti pritet të ketë dhe konkurse tjera.
“Poashtu, në fund të vitit 2024, ka finalizuar konkursin për pranim të infermierëve të profileve të ndryshme. Poashtu, gjatë këtij viti do të ketë konkurse të tjera për pranim të mjekëve, infermierëve dhe profileve tjera, pas një analize buxhetore, duke parë mundësitë dhe numrat e lirë, sipas buxhetit të përcaktuar”, ka thënë Fazliu.
Nga 36 mjekë specialistë të cilët janë pranuar në konkursin e fundit, 22 nga ta do të fillojnë punën në QKUK dhe 14 të tjerë në Spitalet Rajonale në Prizren, Pejë, Gjilan dhe Vushtrri.
Ndërkaq dhe një psikolog do të fillojë punën në Qendrën e Shëndetit mendor në Ferizaj
Mjekët e pranuar në QKUK:
Një mjek pecialist në Klinikën e Kardiologjisë
Tetë mjekë specialistë në Klinikën e Pediatrisë
Pesë mjekë specialistë në Klinikën e Kirurgjisë së Përgjithshme- Abdominale
Një mjekë specialist i Kirurgjisë së Fëmijëve
Dy mjekë specialistë të Kirurgjisë Maksillofaciale
Dy mjek specialist të kirurgjisë në Klinikën e Kirurgjisë Vaskulare
Një mjek specialist në Klinikën e Neonatologjisë
Një mjek specialist në Shërbimin klinik të Emergjencës
Një mjek specialist në Klinikën e Hematologjisë
Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës janë punësuar tre mjek specialistë: Një mjek specialist oftalmolog, një mjek specialist pediatër dhe një mjek specilaist Dermatovenerolog.
Ndërkaq në Spitalin e Përgjitshëm në Prizren pritet të fillojnë punën dy mjekë specialist:
Një mjek specialist endokrinolog dhe
Një mjek specialist gjinekolog
Edhe në Gjakovë pritet të fillojë punën një mjek specialist i mjekësisë emergjente.
Ndërkaq në Spitalin e Përgjithshëm të Vushtrrisë pritet të fillojë punën një mjek specialist i biokimisë.
Në Ferizaj pritet të fillojnë punën pesë mjekë specialistë:
Një gjinekolog
Një endokrinolog
Një oroped, një mjek specialist kirurg i Përgjithshëm dhe një mjek specialist- mjekësi emergjente
Edhe Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit, do t’i shtohen dhe tre mjekë specialistë:
Një mjek specialist i pediatrisë
Një mjek specialist oftalmolog
Një mjek i përgjithsëm apo abdominal
Ndërkaq në Qendrën e Shëndetit mendor në Ferizaj, do të fillojë punën një psikolog klinik./Indeksonline/