24-11-2024

Prizren: Arrestohen pasi hapin kafiterinë dhe pengojnë policinë

Dy persona nuk kanë përfillur masat ndaj Koronavirusit duke hapur kafiterinë e tyre, ndërsa kanë penguar edhe Policinë kur kjo ka tentuar ta pengojë këtë, raporton Gazeta e Prizrenit.

Një polic ka marrë lëndime të lehta. Rasti ka ndodhur mbrëmë në Prizren.

“Në stacionin policor, janë shoqëruar dy të dyshuar meshkuj kosovar, pasi që të njëjti kishin të hapur kafiterinë e tyre, po ashtu të dyshuarit kanë penguar zyrtarët policor”, thuhet në raportin e Policisë.

Njëri nga zyrtarët ka pësuar lëndime trupore të lehta

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt. /GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.