26-11-2024

4 policë të lënduar nga incidenti në ndeshjen Prishtina – Trepça

Katër policë janë lënduar gjatë incidentit në ndeshjen e basketbollit Prishtina- Trepça.

Kështu ka konfirmuar për Indeksonline zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 18:00, në Pallatin e Rinisë, gjatë një ndeshje basketbolli, ka ndodhë një incident, ku tifozët duke dëmtuar sallën, janë gjuajtur mes vete me mjete të forta, me ç ‘ rast kanë lënduar 4 zyrtarë policor, të cilët ishin në detyrë, të angazhuar për menaxhimin e situatës. Nga ana e tifozëve, deri tani nuk është raportuar për ndonjë të lënduar. Pas vënies nën kontrollë të situatës, policia në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë nisë një hetim për identifikimin dhe arrestimin e peronave të dyshuar për veprat Sulm ndaj personit zyrtar dhe asgjësim apo dëmtim i pasurisë”, thotë Ahmeti.

Asnjë koment

Comments are closed.