Sot në Kosovë janë regjistruar 14 raste të infektuara me COVID-19, ndërsa nuk është raportuar asnjw viktimë nga ky virus.

28 Qershor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.365 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 160.410 doza të vaksinës.

Deri më sot 32.975 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 1.386 testime, 4 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 5 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.315.

Në total numri i rasteve aktive është 170