40 aksidente vetëm dje në Kosovë, vdiq një person pasi u rrokullis me traktor
Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë shkaktuar gjithsej 40 aksidente, në 21 prej të cilave pasagjerët dhe ngasësit kanë përfunduar me lëndime trupore, ndërsa 19 aksidente të tjera janë raportuar vetëm me dëme materiale.
Një aksident ka përfunduar me fatalitet, ku një person ka mbetur i vdekur në fshatin Orllanë të Podujevës nga një vetaksident. Viktima u rrokullis me traktor, shkruan Gazeta Sinjali.
Për shkelje të rregullave të komunikacionit, policia njofton se dje ka shqiptuar 1 mijë e 243 gjoba.
Ndërsa, për vepra të ndryshme penale, policia ka arrestuar 10 të dyshuar, 6 prej të cilëve janë dërguar në mbajtje dhe 1 tjetër në vuajtje të dënimit./Gazeta Sinjali/