47 vjet burgim 9 të akuzuarve për vdekjen e 15 shqiptarëve në rastin “Tisa”
Një gjykatë speciale në Beograd dje ka dënuar me 47 vite burgim nëntë të akuzuarit për rastin Tisa, shkruan Tanjug.
Nga dhjetë të dyshuarit, sa po akuzoheshin për kontrabandimin e disa shqiptarëve në Hungari përmes lumit Tisa, nëntë prej tyre u dënuan me gjithsej 47 vite burg, transmeton Alsat.
Para afro 10 viteve, konkretisht më 14 nëntor të vitit 2009, 15 kosovarë humbën jetën në lumin Tisa, teksa po kalonin ilegalisht kufirin serbo-hungarez.