25-11-2024

5 mijë euro shpërblim për këdo që ka informata për tre të kërkuarit për grabitje nga policia

Policia e Kosovës ofron shpërblim 5.000 (pesëmijë) euro, për secilin qytetarë i cili do që jep informacion lidhur me lokalizimin e të  dyshuarve për grabitje:

Kastriot (Xhevat) Shala i lindur me datë 30.07.1995, me banim në fshatin Trudë të Prishtinës;

Leutrim (Rrahman) Latifi i lindur me datë 27.08.1992 me banim  rruga Vushtrrisë nr; 64 Prishtine;

 

Ridvan (Rexhep) Ademi  i lindur me datë 11.08.1989 me banim në fshatin Dobratin të Podujevës.

“Ju njoftojmë se për rastet e veprave penale të grabitjeve Policia e Kosovës  me të gjitha njësitet e saj relevante, është angazhuar në hetimin dhe arrestimin e të dyshuarve që dyshohet të jenë të përfshirë në këto vepra penale. Deri tani policia ka identifikuar dhe i ka futur në kërkim policor tre  persona të dyshuar për të cilët ekziston dyshimi i arsyeshëm se të njëjtit mund të jenë të implikuar në rastet e grabitjeve që po hetohen”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Sipas njoftimit, behet e ditur se Policia e Kosovës është duke punuar në mbledhjen dhe analizimin e të gjitha fakteve dhe dëshmive relevante për të zbuluar sa më parë këto raste dhe të sjell të dyshuarit para drejtësisë.

“Për lokalizimin sa më të shpejt të kryerësve të këtyre veprave penale , Policia kërkon ndihmën e qytetarëve, që mund të kenë informacion për vendndodhjen e tyre dhe për këtë ofron shpërblim 5.000 (pesëmijë) euro. Kjo kërkesë është bërë në konsultimit dhe koordinimit me Prokurorin e rastit dhe Kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, pasi që të njëjtit këta persona të dyshuar, konsiderohen me rrezikshmëri të lartë dhe  aktualisht gjenden në arrati”, thuhet në njoftim.

Policia ka bërë thirrje për ta ndihmuar në lokalizimin e vendndodhjes së tyre si dhe për ta mundësuar kapjen e tyre policia kërkon bashkëpunimin e të gjithë qytetarëve. Çdokush që ka informacion për ta, t’ia kaloj ato policisë përmes linjave emergjente 192 ose në info@kosovopolice.com. Policia e Kosovës për qytetarët që ofrojnë informacion, do të garantoj konfidencë të plotë”, njofton Policia.

Asnjë koment

Comments are closed.