Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 1580 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 10 raste pozitive.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 12 pacientë, Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 189.006 doza të vaksinës.