24-11-2024

5 raste të armëmbajtjes pa leje në 24-orëshin e fundit

Policia e Kosovës ka njoftuar se në 24-orëshin e fundit se janë regjistruar pesë raste të armëmbajtjes pa leje.

Tri raste kane qenë në Prishtinë, ndërsa nga një rast në Obiliqi dhe Podujevë.

Në raportin 24-orësh thuhet se janë arrestuar edhe 2 persona, ndërsa të tjerët janë liruar më procedurë të rregullt, përcjell IndeksOnline.

“Prishtinë / 24.06.2024/ Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi gjatë kontrollit në veturën të cilën ishte duke e drejtuar i është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me një karikator pa fishek. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”.

“Obiliq / 24.06.2024/ Njësitë policore gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar kanë gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie për të cilën i dyshuari nuk posedonte leje. Me urdhër të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt”

“Podujevë / 24.06.2024/ Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit te i njëjti  është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 9 copë fishekë. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”

“Prishtinë / 24.06.2024/Gjatë kontrollit në veturën e të dyshuarit mashkull kosovar në një çantë dore  është gjetur dhe konfiskuar një mjet në formë të armës reale të zjarrit /pistoletë e zezë. I dyshuari është intervistuar dhe me urdhër të prokurorit është liruar”

“Prishtinë / 24.06.2024/ Gjatë kontrollit në trup te i dyshuari mashkull shtetas i Maqedonisë  është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë  me 13 copë fishekë. I dyshuari është intervistuar dhe me urdhër të prokurorit,  është liruar”, ka njoftuar policia.

Asnjë koment

Comments are closed.