5 vjet burgim personit që akuzohet se dhunoi shtetasen angleze në Prizren
Gjykata e Prizrenit sot ka shpallur aktgjykimin ndaj të akuzuarit M.B të cilin e dënoi me 5 vjet burgim nën akuzat se në mbrëmjen e 7 gushtit të vitit të kaluar e ka detyruar shtetasen angleze të kryej marrëdhënie seksuale, deri sa e njëjta ishte duke ecur rrugës për në “Kala”.
Sipas aktakuzës me datën 07.08.2018 rreth orës 09:00-10:00 në rrugën e cila kryesisht përdoret për këmbësorë për të shkuar në Kala që kalon përreth restoranteve “Marash” e “Andrra” dhe vazhdon deri te restoranti “Natyra”, duke përdor forcën detyron personin tjetër për të kryer akt seksual në rastin konkret të dëmtuarën shtetase e Britanisë së Madhe.