25-11-2024

500 euro gjobë dhe 1 vit heqje e patentë shoferit, ngasësit që tejkaloi shpejtësinë 

Një shofer në Ferizaj është dënuar me 500 euro gjobë dhe një vit masë mbrojtëse, heqje e patent shoferit.

Kjo sipas policisë meqë A.V i moshës 33 vjeçare, në rrugen lokale ”Brahim Ademi”, në zonën ku është e paraparë 50 km/h ai ka tejkaluar shpejtesinë në 127km/h, përcjell klankosova.
Me këtë rast, Policia Rajonale në Ferizaj apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shpejtësinë dhe shenjat e komunikacionit.

Tutje kërohet edhe ndihma e qytetarëve se për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, ta njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ”Lajmëro Policinë” dhe në numrat kujdestarë të tyre: 192, 0290/326-250 & 0290/322-406.

Asnjë koment

Comments are closed.