26-07-2025

55 kandidatë për gjyqtarë me sukses kaluan testet nga fusha penale dhe civile

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK) ka publikuar rezultatet e fazës së testimit me shkrim për kandidatët për gjyqtarë nga fusha penale dhe civile, ku 55 kandidatë kanë arritur të kalojnë me sukses.

Ndryshe Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka monitoruar procesin e testimit nga fusha penale dhe civile të mbajtur me datë 19 respektivisht me 20 korrik 2025 raporton “Betimi për Drejtësi”.

Po ashtu IKD ka monitoruar edhe procesin e testit kualifikues të mbajtur me datë: 5 korrik 2025.

Sipas rregullores nr. 03/2021 për rekrutimin, provimin, emërimin dhe riemërimin e gjyqtarëve, KGjK është e obliguar të kontrollojë testet brenda pesë ditësh.

Kandidatët që nuk janë të kënaqur me rezultatet përfundimtare kanë të drejtë ankese brenda afatit treditor pas publikimit të rezultateve.

Lexo edhe:

Fitoi kompania me çmim prej 91 mijë euro më e shtrenjtë – Komuna e Prizrenit akuzohet për shkelje në tenderin e ndërtimit të tregut të gjelbër

Pas kësaj faze, kandidatët që kanë kaluar testin i nënshtrohen procesit të verifikimit të integritetit personal dhe profesional, si dhe më pas intervistave me gojë. Sipas rregullores, të gjithë kandidatët kanë të drejtë të shikojnë dokumentet që janë mbledhur në dosjet e tyre, jo më herët dhe jo më vonë se pesë ditë para mbajtjes së intervistës.

  Gjatë intervistës, kandidatët mund të pyeten për çështje që kanë të bëjnë me integritetin e tyre personal dhe profesional./BpD

Lista e kandidatëve që kanë kaluar fazën e detyrave nga lëmia penale dhe civile – KËTU.
Lista e kandidatëve që nuk kanë kaluar fazën e detyrave: KËTU.

Asnjë koment

Comments are closed.