23-11-2024

57 vjet burgim dy burrave e një gruaje, vrasës monstruoz nga Suhareka

Gjykata Themelore e Prizrenit, ka bërë shpalljen e aktgjykimit dënues ndaj të akuzuarve me iniciale M.A. dhe R.A. që të dy nga fshati Studenqan, Komuna e Suharekës për shkak se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale vrasje e rëndë, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Derisa aktgjykim dënues është shpallur edhe ndaj të akuzuarës me iniciale R.B. nga fshati Studenqan, Komuna e Suharekës, për shkak të veprës penale shtytje në vrasje të rëndë. Si dhe të akuzuarit me iniciale F.F. për shkak të ndihmës në kryerjen e veprës penale vrasje e rëndë.

I akuzuari me iniciale M.A. nga fshati Studenqan, Komuna e Suharekës, për veprën penale si në dispozitivin e kësaj aktakuze, gjykata e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me dënimin me burgim në kohëzgjatje prej 25 (njëzet e pesë ) vite.

I akuzuari me iniciale R.A. nga fshati Studenqan, Komuna e Suharekës, për veprën penale si në dispozitivin e kësaj aktakuze, gjykata e ka liruar nga akuza.

E akuzuara me iniciale R.B. nga fshati Studenqan, Komuna e Suharekës, për veprën penale si në dispozitivin e kësaj aktakuze, gjykata e ka shpallur fajtore dhe e ka dënuar me dënimin me burgim në kohëzgjatje prej 20 (njëzet) vite.

I akuzuari me iniciale F.F nga fshati Peqan, Komuna e Suharekës, për veprën penale si në dispozitivin e kësaj aktakuze, gjykata e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me dënimin me burgim në kohëzgjatje prej 12 (dymbëdhjetë) vite.

“Sepse me datën 06.10.2016, rreth orës 15:30 minuta në fshatin Peqan KK-Suharekë, të akuzuarit vëllezër në mes vete në bashkëkryerje me marrëveshje paraprake me dashje direkte, ndërmarrin veprime me qëllim të privimit nga jeta në mënyrë mizore apo dinake e të ndjerit me iniciale A.B. në atë mënyrë që për shkak të problemeve bashkëshortore që kishte vajza e axhës me iniciale R.B. me bashkëshortin e saj me iniciale A.B. duke qenë të shtytur nga e akuzuara me iniciale R.B. ditën kritike i akuzuari me iniciale M.A. duke qenë në dijeni si dhe duke shfrytëzuar momentin kur viktima kishte shkuar në shtëpinë e të akuzuarit me iniciale F.F. në fshatin Peqan, rreth kryerjes së disa punimeve elektrike, shfrytëzon situatën dhe shkon në shtëpinë e të akuzuarit me iniciale F.F. i cili nën kërcënimin e armës së zjarrit, së pari e kanos me armë e më pas ia lidh duart viktimës me iniciale A.B. duke e detyruar me dhunë të futet në automjetin e tij, dhe më pas ia lidh edhe këmbët dhe largohet nga shtëpia në fjalë, duke e dërguar të njëjtin – viktimën në një vend të panjohur ku ishte duke e pritur i akuzuari me iniciale R.A. dhe duke shfrytëzuar rrethanat se viktima ishte i lidhur dhe i pambrojtur e godasin me mjete të forta duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore në trupin e të ndjerit dhe më pas në mënyrë mizore dhe barbare me qëllim të shkaktimit të dhembjeve të mëdha fizike dhe psiqike, viktimës ia vënë zjarrin, duke i shkaktuar dhimbje dhe shkaktime vdekjeprurëse të cilat shkaktojnë vdekjen e tij të cilin më pas e hedhin në një gropë dhe e mbulojnë me dhe, pas së cilës largohen nga vendi i ngjarjes”, thuhet në komunikatë.

Asnjë koment

Comments are closed.